Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Elbasan mëngjesin e së martës.
Në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në vendin e quajtur Xibrakë, dy automjete që lëviznin me shpejtësi janë përplasur mes tyre duke bërë që një person të ndërrojë jetë dhe dy të tjerë të plagosen rëndë.
Një automjet tip BMW me targa bullgare (CB8640HA) është përplasur me një Hyundai me targa shqiptare (AA116ST). Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin BMW, ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri i Hyundai-t janë transportuar kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan.
“Rreth orës 08:45, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", automjeti me drejtues shtetasin F. A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. D., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. A., si dhe janë dëmtuar shtetasi N. D. dhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)