I dënuar në Shqipëri, kapet në Mbretërinë e Bashkuar Ervis Vrenozi

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 09:22 | Kronikë
I dënuar në Shqipëri, kapet në Mbretërinë e
Foto ilustruese

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet britanike ka finalizuar operacionin policor të koduar “Akuzat”, duke bërë të mundur kapjen në Mbretërinë e Bashkuar të shtetasit shqiptar Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Vrenozi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Fierit në vitin 2020, e cila e dënoi me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester për përfundimin e procedurave ligjore të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos