Droni zbulon kanabisin e kultivuar në Borizanë, dy në pranga

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 14:17 | Kronikë

Droni i policisë ka zbuluar një parcelë me bimë kanabisi të sapo kultivuara në fshatin Borizanë të Krujës. Uniformat Blu bëjnë  me dije se janë asgjësuar 212 fidanë kanabisi dhe kanë arrestuar dy autorët e dyshuar të këtij rasti.

“Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Borizanë, Krujë, u gjetën të kultivuar 212 fidanë të dyshuar  narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u kapën në flagrancë shtetasit F. F., 25 vjeç dhe K. F., 21 vjeç(kushërinj), banues në Borizanë, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë”, njofton policia.

Më tej bëhet me dije se kontrollet me dronë do të vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Krujë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos