Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me motorin

Nga Çaku Tafa
20 Nëntor 2024, 18:30 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me motorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Petovë-Libofshë, ku një automjet tip “Toyota” është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar lëndime të rënda. Mësohet se ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos