Vrasja te “Fan Noli”, dëshmon autori, nuk shfaq pendesë për krimin

Nga Xhensila Kodra
20 Nëntor 2024, 15:10 | Kronikë

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, mesditën e së hënës në afërsi të shkollës Fan Noli.

Para oficerëve të policisë, adoleshenti që edhe vetë mbeti i plagosur me thikë në krahë, ka deklaruar se me bashkëmoshatarin e tij janë zënë brenda ambienteve të shkollës ditën e premte.

Ai ka treguar se debate për momentin është mbyllur aty por më pas e kanë lënë për tu sqaruar ditën e hënë pas mësimit, shkruan A2 CNN. Autori ka treguar më tej se si ai, ashtu edhe viktima kishin thirrur shokë të tjerë që tu vinin në ndihmë dhe gjatë përleshjes, sipas tij, ndodhi vrasja. Policia nuk ka mundur të sigurojë ende thikën e përdorur në vrasje.

Për këtë fakt, adoleshente ka pohuar se e kishte marrë në banesë dhe e kishte fshehur pranë shkollës për ma marrë sërish më pas. Por nuk ka treguar se ku e hodhi pasi kreu krimin. Burime nga grupi hetimor thanë se autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, por gjatë dhënies së dëshmisë është shfaqur i trembur. Ai pritet të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, ku akuzohet për dy vepra penale. Atë të vrasjes me dashje ndaj të miturit, si dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos