Vrasja e Prendit, hetimet në dy pista. Viktima dyshohet të kishte borxhe, gjendet arma e krimit

Nga Xhensila Kodra
20 Nëntor 2024, 15:13 | Kronikë

Policia e Tiranës vijon hetimet për të siguruar prova të reja që mund ti çojë në zbardhjen e vrasjes së Klaudio Prendit, djalit të ish gjyqtarit Fran Prendi, si dhe për të identifikuar autorët, shkruan A2 CNN. Në pyetje deri më tani janë marrë personat me të cilët 27-vjeçari ka pasur konflikte, si dhe personat që mund të kenë dijeni për krimin. 

Hetimet janë përqendruar në dy pista. E para ajo e sherreve për çështje borxhi dhe e dyta që mund të lidhet me detyrën e të atij si ish gjyqtar i dosjeve të bujshme të personave të botës së krimit. Sipas informacioneve që policia ka marrë, Klaudio Prendi dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe. Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte mes viktimës dhe personave të tjerë.

Në pyetje policia ka marrë edhe babanë e viktimës, ish-gjyqtarin Fran Prendi.  Në dëshminë e tij ai ka thënë se ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Për të siguruar prova të reja, ekspertët e krimeve kryen një tjetër kontroll në mjetin Audi që autorët dgjën30 minuta pas vrasjes, në afërsi të liqenit Farkës. Hetuesit gjetën aty armën e krimit një pistoletë me silenciator, e cila ishte plotësisht e djegur.

Klaudio Prendi u qëllua për vdekje me 5 plumba sapo doli nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko” dhe hipi në makinën e tij, e cila rezultoi të ishte në pronësi të një vajze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos