Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën në vend.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., raporton A2 CNN.
Forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit. (A2 Televizion)