Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir me origjinë shqiptare

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 09:55 | Kronikë

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir

Një aksident i rëndë ka marrë dy jetë mëngjesin e së premtes në Serres të Greqisë, ku një nënë dhe djali i saj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fortë kokë më kokë mes makinës dhe një kamioni.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë zonës Paleokomi, në Bashkinë e Amfipolis.

Sipas mediave greke, viktimat janë një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shqiptarë, të cilët udhëtonin me automjetin që u përplas me kamionin, shkruan A2CNN. 

Nga përplasja e fuqishme, 24-vjeçari, i cili drejtonte makinën, dhe nëna e tij që ndodhej në sediljen e pasagjerit, humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.

Shoferi 56-vjeçar i kamionit mbeti i plagosur dhe u transportua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos