Aksident i rëndë në Lushnje, autoboti dhe traktori përfundojnë në kanal, një i vdekur

Nga Çaku Tafa
10 Tetor 2024, 20:13 | Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Një mjet tip autobot, që transportonte karburant, është përplasur më një mjet bujqësor.

Nga përplasja, traktori është shkatërruar plotësisht, ndërsa Arben Toska, drejtuesi i mjetit bujqësor është në gjendje të mirë sepse është hedhur nga mjeti në momentin që ka ndodhur përplasja, shkruan A2.

Nuk ka pasur të njëjtin fat drejtuesi i autobotit, i cili ka përfunduar bashkë me mjetin në kanalin kullues. Pas rreth një orë përpjekjeje drejtuesi i autobotit, Petro Piti, është nxjerrë nga kamioni me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ai u transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Policia po heton për shkaqet e aksidenti.

"Rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.

Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos