Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e vettingut, vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Valentin Preçi.
KPA e gjeti të drejtë vendimin e dhënë nga KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në janar 2024 për Preçin, duke i dhënë note pozitive në të tre kriteret e rivlerësimit, shkruan A2 CNN.
Po ashtu mësohet se vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, që parashtroi shkaqet e ankimimit të ngritura nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, si dhe as subjekti i rivlerësimit, prokurori Valentin Preçi, nuk ishin të pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit. (A2 Televizion)