Një aksident me vdekje ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Policia njofton se një 58 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 44-vjeçar.
“Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)