Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në zonën e Dajçit. Një kamion, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin ndodhej drejtuesi A. T., 51 vjeç.
Për pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për hetime të mëtejshme dhe procedura ligjore. (A2 Televizion)