Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur 50-vjeçari në Sarandë

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 16:39 | Kronikë

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur 50-vjeçari

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e së hënës në bregdetin e “Gjirit të Hartës” në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur. 

Një ditë më parë, bashkëshortja e viktimës kishte bërë kallëzim në polici pasi kishte humbur kontaktet me 50 vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos