All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrasja e Martin Canit/ "Seancat me dyer të mbyllura", avokati: Do e kundërshtojmë këtë vendim, duam që të zbardhet gjithçka

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 14:24 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Vrasja e Martin Canit/ "Seancat me dyer të mbyllura", avokati: Do

Çështja gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani do të zhvillohet me dyer të mbyllura, gjë që është kundërshtuar nga familjarët e viktimës.

All - Paragraf - 3

“Sot ishte seanca e parë dhe do e ndjekim çështjen deri në fund me detaje. Gjykata ka vendosur që çështja do të jetë me dyer të mbyllura, por ne do e kundërshtojmë këtë gjë në vazhdim, në seancat e ardhshme. Besoj se do të jetë një proces i gjatë dhe familja do që të zbardhet çdo detaj. Interesi nuk është më vetëm i familjeve të përfshira, por i të gjithë shqiptarëve. Do të bëjmë ç’është e mundur që të zbardhet kjo ngjarje që raste tragjike si ky i Martin Canit të mos përsëritet më në Shqipëri”, tha avokati i familjes Cani.

“Duam që të jetë një seancë që të marrin pjesë gazetarë e qytetarë”, shtoi avokati.

Nëna e viktimës deklaroi: “Do të luftoj deri në fund që të bëhet drejtësia. Ne nuk jemi lajmëruar nga askush për konfliktin e fëmijës tim dhe unë do të luftoj që të dalë e drejta dhe të mbrohen të gjithë fëmijët. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos