I kërkuar nga Venezuela, arrestohet në Durrës italiani

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 14:12 | Kronikë

I kërkuar nga Venezuela, arrestohet në Durrës italiani

Një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit. Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë Antonio Goffredo, i cili u ndalu me qëllim ekstradimin në Venezuelë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.  Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës”, sqaron policia.

Sakaq, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar Goffredo-n në Venezuelë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos