Aksident me vdekje në Libofshë të Fierit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 08:55 | Kronikë

Aksident me vdekje në Libofshë të Fierit

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës, mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak-Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos