Aksident me vdekje në Rrugën e Elbasanit në Tiranë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 07:48 | Kronikë

Aksident me vdekje në Rrugën e Elbasanit në Tiranë

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Rrugën e Elbasanit, në kryeqytet. Sipas policisë, një automjet ka aksidentuar për vdekje një 54-vjeçare.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos