Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Policia bën të ditur se shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip "Land Rover", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy makina të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)