Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, prokuroria kërkon arrest me burg për drejtorin dhe 11 zyrtarët e IEVP

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 16:55 | Kronikë

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, prokuroria kërkon

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e arrestit në burg për Sokol Mjacajn dhe për 12 zyrtarët e IEVP Peqin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ambientet e burgut ku mbeti i vrarë i dënuari me burgim të përjetshëm, Arben Lleshit, ndërsa u plagos Indrit Shaqja.

Pas ngjarjes së rëndë, ku Sokol Mjacaj qëlloi me pistoletë brenda në qelinë e tij Lleshin dhe Shaqjen, u ndaluan për shpërdorim detyre, drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut Qani Muça. Në pranga kanë rënë edhe ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpalaj, Vilson Shima, shef i regjimit të burgut, Arben Dulellari, specialist informacioni, Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Genci Muça, Indrit Dubali, Klement Haka, Erjon Çela. Për të gjithë këta persona, prokuroria ka kërkuar këtë të diel masën e sigurisë arrest me burg.

Sa i përket ngjarjes së rëndë, ende nuk dihet se cilat kanë qenë kontaktet e Mjacajt ndërsa hetuesit shpresojnë të kuptojnë më shumë lidhur me vrasjen e Arben Lleshit. Kjo pas dyshimeve se i dënuari përjetë mund të ketë marrë porosi nga jashtë për ekzekutimin e Lleshit familja e të cilit është në hasmëri me familjen Hoxha. Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e Mjacajt në Dukagjin por nuk ka arritur të sigurojë prova që mund të lidhen me babanë dhe vëllain e tij ndërsa në pyetje u morën dhe 12 punonjësit e burgut të Peqinit të akuzuar për shpërdorim detyre.

Hetimet e prokurorisë janë fokusuar në marrjen e porosisë për të ekzekutuar Arben Lleshin. Në vitin 2013 Lleshi u dënua në Angli me burgim të përjetshëm dhe menjë minimum prej 32 vitesh për vrasjen e bashkëkombasit të tij Agim Hoxha në Southempton. Në atë kohë Lleshi 27 vjeçar vrau e më pas dogji në automjet Agim Hoxhën 29 vjeç pasi sipas tij e kishte kërcënuar për një pazar droge të shkuar keq.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos