Nga dita e nesërme rinis vetingu në polici. Ministria e Brendshme njofton se procesi i ndërprerë rikthehet këtë herë për t’u bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kështu, pas ndryshimeve të fundit ligjore, 3 drejtues të lartë të policisë dhe AMP do të përballen këtë të hënë me trupën e Vlerësimit kalimtar.
Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Veting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta. (A2 Televizion)