Aksident me 4 të plagosur në Milot

Nga Igli Çelmeta
18 Janar 2026, 17:26 | Kronikë

Aksident me 4 të plagosur në Milot

Një aksident rrugor është shënuar në Milot, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona janë dërguar në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2.

Sipas verifikimeve paraprake, dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë konsumuar alkool.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. B. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos