Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier- Libofshë.
Një motomjet është përplasur nga një automjet tip “Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit, raporton A2.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta. (A2 Televizion)