Aksident me pasojë 3 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 14:35 | Kronikë

Aksident me pasojë 3 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur rreth orës 13:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. 

Sipas policisë, shtetasi me iniciale K. A. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  

“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", shtetasi K. A. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos