Me kallash, granata e kapsolla detonatorë në banesë, kapet 56 vjeçari

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 10:21 | Kronikë

Me kallash, granata e kapsolla detonatorë në banesë, kapet 56

Një 56 vjeçar që dispononte një arsenal të vërtetë armësh është arrestuar nga policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Next”.

Policia shkoi në banesën e B. Ç. ku gjeti materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Operacioni i policisë nisi pas një kallëzimi se djali i 56 vjeçarit kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci.

Për këtë arsye nis procedim penal për dhunë në familje dhe u referuan materialet në prokurori dhe për 27-vjeçarin G. Ç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos