Aksident në Sarandë, polici humb kontrollin e makinës së punës dhe del nga rruga! I bëhet testi i alkoolit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 10:19 | Kronikë

Aksident në Sarandë, polici humb kontrollin e makinës së

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të entjeje në Sarandë, ku një punonjës policie ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Krane” ku punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar makinën e Policisë tip “Land Rover” doli nga rruga.

Atij iu bë testi i alkoolit, nga ky rezultonte 0.00 mg/l.

“Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos