Rrahën dy persona te Liqeni, një i arrestuar dhe një në kërkim

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 09:22 | Kronikë

Rrahën dy persona te Liqeni, një i arrestuar dhe një në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi mbrëmjen e kaluar kanë dhunuar me sende të forta dy persona në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas policisë në pranga ka rënë F. M. 46 vjeç teksa po punohet për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë.

Këta dy persona, mbrëmjen e djeshme, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos