Gjykata lë në fuqi masat për mjekët! Alketa Pere: S’jam unë ajo që ka dalë në përgjime! Farmacisti: S’njoh asnjërin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 12:23 | Kronikë

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e spitalit Onkologjik. Në përfundim të seancës plenare, mjekja Alketa Pere thotë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime, për një Alketë tjetër. Gjithashtu, edhe një farmacist, i përfshirë në skandal, thotë se nuk njeh asnjë nga mjekët.

“Nuk isha unë në ato mesazhe, por administratorja Alketa Ilo”, tha mjekja.

“Roli i farmacistit është humanist, nuk njoh asnjë person, nuk e njoh si mjek”, tha një farmacist.

Që do të thotë, se mjeku Edmond Gashi dhe Florian Marku, administrator farmacie do të vijojnë në jenë në “arrest shtëpie”, e ndërsa pjesa tjetër e mjekëve “Detyrim paraqitje” me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Masat
-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis – “Detyrim paraqitje”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”, Fshehje e të ardhurave  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos