Aksident me pasojë 3 të plagosur në tunelin e Murrizit

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 17:43 | Kronikë

Aksident me pasojë 3 të plagosur në tunelin e Murrizit

Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në tunelin e Murrizit, si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T.,  dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos