Makina bie nga ura në aksin Zërvaskë-Qafë Plloçë, plagoset 27-vjeçarja dhe mamaja e saj

Nga Artin Halili
21 Prill 2025, 16:06 | Kronikë

Makina bie nga ura në aksin Zërvaskë-Qafë

Aksident me dy të plagosura në bypass-in e rrugës Zërvaskë - Qafë Plloçë, pjesë e projektit të rrugës Qukës - Qafë Plloçë, raporton A2 CNN. Një 27-vjeçare ka qenë duke udhëtuar në këtë bypass së bashku me nënën e saj, në një segment që ndodhet ende në ndërtim. Për shkak të pakujdesisë, ajo ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë në njërën prej urave.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesja e automjetit dhe nëna e saj, e cila udhëtonte si pasagjere.

Të dyja të plagosurat ndodhen në spitalin e Pogradecit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Duhet theksuar se ky segment rrugor, për shkak se është ende në ndërtim, nuk është i qarkullueshëm për automjetet që dalin nga Pogradeci, as për ato që vijnë nga Korça në drejtim të këtij qyteti.

Herë pas here, policia rrugore është detyruar të ushtrojë kontrolle në hyrje dhe dalje të këtij segmenti për të parandaluar qarkullimin e mjeteve në zonën e ndaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos