Monopatinat apo siç njihen ndryshe si skuterët elektrikë, kohët e fundit sa vjen e bien më shumë pre e hajdutëve. Thuajse çdo ditë në Tiranë qytetarë të ndryshëm denoncojnë vjedhjet e tyre të cilat i parkojnë në rrugë apo jashtë banesave.
Sipas të dhënave, vitin e shkuar më shumë 40% të veprave penale në vend e zinin vjedhjet, fenomen ky jo pak shqetësues edhe për forcat e rendit. Por sa të rrezikshme janë përdorimi i tyre? Ekspertët thonë se drejtuesit e këtyre mjeteve nuk njohin normat bazë se si duhet të përdoren një skuter elektrik.
Sipas ekspertit Islami Qibinit, janë tre faktorë që duhet të ndryshojnë për këtë kategori mjetesh.
“Është e domosdoshme të kemi një VKM përsa i përket përcaktimit të moshës së personave që duket të drejtojnë këto lloj mjetesh. Gjithashtu duhet me patjetër që të kemi një certifikatë apo në librezë ku të identifikohet dhe të ketë një numër të caktuar ky lloj mjeti. Si dhe mund të bëhen kurse një javore për t’u njohur këta drejtues mjetesh me normat dhe parimet bazë të sjelljes se si ata duhet të qarkullojnë në rrugë”.
Këto lloj mjetesh, thotë eksperti është e pamundur të gjobiten nga Policia Rrugore, për shkak se nuk janë të targuara. (A2 Televizion)