Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.
Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Policia bën të ditur se mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Genci Stërmasi, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Nezir Salla, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Ky aksident ka ndodhur në një aks rrugor, i cili zakonisht përdoret tashmë vetëm nga banorët e zonës pas hapjes së tunelit të Kërrabës, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
"Në rrugën e vjetër "Elbasan-Tiranë", në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.
Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit". (A2 Televizion)