Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Himarë-Borsh.
Nga burimet konfirmohet se dy mjete janë përplasur mes tyre në rrugën që të çon drejt plazhit.
A2 CNN mëson se si rrjedhojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën si dhe dy te tjerë janë plagosur rëndë.
Dy të plagosurit me urgjencë po transportohen drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Viktimat janë një burrë i moshës 60 vjeç, dhe një grua e moshës 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip Furgon.
"Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj. Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore", njofton policia. (A2 Televizion)