Aksident në autostradën Lushnje-Fier, dy persona të plagosur rëndë

Nga Çaku Tafa
30 Korrik 2025, 13:41 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos