I mori 10 mijë euro një personi përmes mashtrimit, arrestohet 33-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 13:40 | Kronikë

I mori 10 mijë euro një personi përmes mashtrimit, arrestohet

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi i mori një personi 10 mijë euro përmes mashtrimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos