Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje

Nga Çaku Tafa
20 Shkurt 2025, 20:20 | Kronikë

Një aksident është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.

Një kamionçinë me targa AB 968 FS është përplasur nga pas nga një automjet tip fuoristradë me targa AB 261OG “Kia sportage”.

Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjës.

Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin për të gjetur shkaqet si dhe po disiplinon trafikun e automjeteve në kushtet e errësirës.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti i llojit fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos