Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Nga Elitjona Doko
17 Gusht 2026, 11:52 | Kronikë

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin te vijat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha. I lënduari është një 66-vjeçar me inicialet F.D., i cili ka përfunduar në trotuar me fraktura të shumta, por pa rrezik për jetën. Sakaq policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, A. T., 26 vjeç.

"Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij", thuhet në njoftimin e policisë. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos