
A2CNN ka zbuluar detaje nga operacioni për arrestimin e të shumë kërkuarit Ylli Zalla, në banesën e tij. Gazetari Igli Çelmeta raporton se Ylli Zalla ishte fshehur në disa ferra pranë banesës së tij gjatë operacionit, ndërkohë që ishte i armatosur me armë zjarri kallashnikov, me tre krehra.
Pasi i bënë rrethimin nga RENEA, 49-vjeçait i bënë thirrje se ishte i rrethuar. Pasi vuri re forcat RENEA-n Ylli Zalla është shtrirë në tokë dhe nuk ka bërë rezistencë.
Arrestimi është kryer në orën o5:00 të mëngjesit të së hënës.
Kujtojmë që disa operacione ishin zhvilluar së fundmi nga "uniformat blu" për kapjen e Ylli Zallës. Një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, ku u shkrumbua makina e tij tip "Benz".
Në lidhje me këtë ngjarje ka dyshime se mund të jetë e inskenuar. Ylli Zalla u shpall në kërkim që prej nëntorit 2025, pas zbulimit të një arsenali armësh gjatë hetimeve të zhvilluara pas atentatit në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
(A2 Televizion)