Një ditë pasi i vendosën tritol në banesë dhe shfaqjes në media sociale, policia ka arritur që të arrestojë të shumë kërkuarin Ylli Zalla.
Operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” mobilizoi forcat RENEA, strukturat e Posaçme Operacionale, Policinë e Tiranës dhe atë të Krujës. I shpallur në kërkim që në vitin 2025 për atentatin në Rinas, Zalla mësohet se fshihej pranë banesës së tij.
Policia bën me dije se në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari Ylli Zalla ishte i armatosur me kallashnikov.
Ylli Zalla ishte një emër i njohur për policinë, por vëmendja u shtua pas shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e tij. Lidhur me shpërthimit autoritetet u njoftuan nga bashkëshortja e Zallës.
Hetimet e deritanishme ngrenë dyshime se eksplozivi mund të jetë vendosur nga vetë Zalla, por ai pak orë para arrestmit u shfaq publikisht përmes një videoje në rrjetet sociale dhe e mohoi këtë version.
Tashmë Ylli Zalla do të përballet me drejtësinë për akuzat që e lidhin atë me atentatin në Rinas, ndërkohë vijojnë hetimet për shpërthimin me eksploziv në banesën e tij. (A2 Televizion)