Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos , në vendin e quajtur “Portëz” në Fier. Një automjet tip “Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të saj.
Sipas burimeve nga vendngjarja fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale. (A2 Televizion)