“Hajde, se do pimë kafe”... Shpallen ne kërkim dy të rinj, babai i shokut i denoncon se e morën peng

Nga Xhensila Kodra
15 Shtator 2025, 15:20 | Kronikë

“Hajde, se do pimë kafe”... Shpallen ne kërkim dy të

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë për disa orë një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij, raporton A2 CNN.

Sipas asaj që ka mësuar A2 CNN, Përparim Mehmeti ka deklaruar në polici se dy persona e kishin ndaluar në rrugë dhe i kishin thënë “hajde se do pimë kafe”. “Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t’u jepja atë se çfarë djali im që jeton jashtë vendit u kishte borxh atyre”, citohet të ketë thënë Mehmeti. “Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”.

Pas denoncimit policia këqyri pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe bëri identifikimin e dy të rinjve, E.Z. 28 vjeç dhe E.N. 28 vjeç, dhe i shpalli në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos