Mbajti me forcë të miturën në banesë, pranga 33-vjeçarit të armatosur në Durrës

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 09:54 | Kronikë

Mbajti me forcë të miturën në banesë, pranga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33 vjeçar, i cili dyshohet se mbante me forcë në banesë një vajzë 15 vjeçare, ndaj të cilës kishte ushtruar dhe dhunë psikologjike.

Shërbimet e komisariatit të qytetit bregdetar kishin marrë informacion se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa dhe ndërhyri me shpejtësi.

Gjatë ndërhyrjes u arrestua 33-vjeçari Enea Zeqiri, të cilit iu sekuestrua gjithashtu një pistoletë me silenciator dhe municion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos