Një faqe mali me 12 mijë rrënjë kanabis, 14 të arrestuar në Malësi të Madhe

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 11:08 | Kronikë

Një faqe mali me 12 mijë rrënjë kanabis, 14 të

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në Malësi të Madhe.

Një pjesë e bimëve narkotike ishte mbjellë në një mjedis të hapur dhe një pjesë tjetër në një serë aty afër në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kultivimit të kanabisit dhe personave të përfshirë, ndërkohë që aktualisht 14 të dyshuar janë vënë në pranga, ndërsa 10 të tjerë janë në kërkim.

Të arrestuarit për këtë aktivitet kriminal janë Elez  Çulaj, Muho  Çulaj,  Fatmir  Senaj, Drita Senaj, Rezarta  Jaçaj, Kujtim Laçaj, Elfajed  Halaj, Agron Laçaj,  Adrian  Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda  Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Ditët e fundit policia ka goditur edhe dy raste të tjera në Malësinë e Madhe, njëra me 2 mijë rrënjë dhe tjetra me afro 5 mijë rrënjë kanabis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos