Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Korçë-Pogradec.
Në afërsi të fshatit Petrushë, një automjet tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip Ford, me drejtues shtetasin Ll. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerë të Volkswagenit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)