
Një aksident automobilistik është shënuar sot rreth mesditës në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Shtiqnit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dëmtime edhe në një shtyllë ndriçimi pranë rrethrrotullimit, shkruan A2.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime në jetë.
(A2 Televizion)