
Policia Rrugore ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka përplasur me automjet një këmbësor në zonën e “Qafë-Kasharit”.
Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa 65-vjeçari i dëmtuari, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital si pasojë e plagëve të marra.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. L., 40 vjeç, pasi dje, në vendin e quajtur “Qafë-Kashar” me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur këmbësorin K. T., 65 vjeç, i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital”, njofton Policia.
Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)