Aksident në Lushnjë-Fier, makina përfundon përmbys në kanal

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 13:12 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”, raporton A2 CNN.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre personat që ndodheshin në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos