I akuzuar në Itali për trafik droge, kapet në Durrës 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 11:15 | Kronikë

I akuzuar në Itali për trafik droge, kapet në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. A2 CNN raporton se Rando Murataj akuzohet nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.      

“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”. Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.      

Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve".    

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos