Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici, nën hetim një efektiv dhe punonjësi i AKZM

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 12:32 | Kronikë

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një ish-punonjës policie në Durrës si edhe ka referuar në Prokurori materialet për një punonjës policie dhe një punonjës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Meritan Mulaj me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici,

Ndërsa i arrestuar është ish-efektivi i Policisë Enver Boshnjaku, banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.

Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur “Quka  e Ibrahim Osës”, Bjeshkët  e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici, (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos