Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës pranë Memaliajt ku u përfshinë dy makina.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit, kur makina tip Benz u përplas me një BMW dhe për pasojë mbetën të plagosur 4 persona.
Dy nga të lënduarit u nxorën me vështirësi nga makinat e përplasur, dhe u desh dhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)