Aksident në Pogradec, makina përplas për vdekje këmbësorin

Nga Artin Halili
4 Tetor 2024, 19:30 | Kronikë

A2 CNN raporton se një aksident fatal, me një viktimë, është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Leshnicës, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të dyzetave duke e lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije për A2 CNN se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se më herët gjatë pasdites një aksident me 6 të plagosur u regjistrua në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh u përplasën “kokë më kokë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos